Një asteroid do të kalojë pranë Tokës mëngjesin e së martës, astrofizikantët: Nuk ka vend për panik

461
Sigal

Shkencëtarët paralajmërojnë se një asteroid pritet të kalojë shumë pranë Tokës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Masa e pasur me hekur dhe elementë të tjerë do të kalojë në një distancë 190 mijë kilometra nga planeti ynë, ose thënë më mirë sa gjysma e hapësirës mes Tokës dhe Hënës. “Një distancë që megjithatë është absolutisht e sigurt”, zbulon astrofizikanti Gianluca Masi.

Një vizitë si kjo vjen pas kalimit të dy asteroidëve 2019 UN8 e 2019 UO8, që kaluan në orbitën e brendshme të Hënës dhe u zbuluan vetëm kur ishin në largim. Asteroidi që pritet të kalojë në orët në vijim quhet 2019 UB8 dhe u zbulua vetëm dy ditë më parë.

Diametri i tij pritet të jetë nga 4.3-9.5 metra, që sipas astrofizikantit Masi, është shumë i vogël në krahasim me atë që shpërtheu në qiellin e Čeljabinsk shkurtin e vitit 2013. Pamje të këtij objekti qiellor mund të kapen vetëm duke përdorur një teleskop me diametër relativisht të madh.