Aksidenti i frikshëm në Vlorë, shuhet familja me 4 anëtarë (VIDEO)

268
Sigal

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku raportohet se kanë ndërruar jetë 4 persona të së njëjtës familje. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të mitur.

Një familje e tërë është shuar . Viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Video Player

00:00
00:10
Video Player

00:00
00:09