Aksidente të shumta në disa orë, 1 viktimë dhe shumë të plagosur në Shqipëri

168
Sigal

Në pak orë në mbarë vendin janë regjistruar disa aksidente. Një 33-vjeçar ka humbur jetën në afërsi të Cërrikut në Elbasan. I riu humbi kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një 29-vjeçar që udhëtonte me të në makinë.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H, 33-vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H, dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q, 29-vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Po në mëngjesin e sotëm një familje me katër anëtarë u përfshi në një aksident, ku për fat të mirë nuk ka viktima. “Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M.H, 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, ka njoftuar policia e Fierit.

Rritja e aksidente është një shqetësim i madh, ku Policia Rrugore prej ditësh ka vënë me qindra gjoba. Po ashtu të rinjtë që lëvizin me shpejtësi skëterrë janë një problem, pasi nuk po ndërgjegjësohen dhe po marrin jetë njerëzish.