Aksident tragjik në portin e Durrësit, traljeri shtyp për vdekje punonjësen 25-vjeçare

178
Sigal

Një aksident i rëndë është rregjistruar në portin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në orën 15:30, përballë zyrave të autoriteti portual.

Nga burimet policore bëhet me dije se një kamion ka shtypur një punonjëse të portit, konkretisht shtetasja me inicialet A.H., 25 vjeç. Mësohet se viktima ka qenë punonjëse e sigurisë së Portit, ndërsa thuhet se kamioni e ka tërhequr zvarrë rreth 30 m.