Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Pajovë, Peqin, ku një automjet i markës Volkswagen me targa AA769ZB ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili po kthehej në shtëpi.
Për fat të keq, për shkak të përplasjes së fortë, fëmija ka humbur jetën.
Sipas informacioneve viktima është identifikuar si Enjo Tabaku. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta. Ndërkohë bëhet me dije se dy shoferët e makinave janë shoqëruar në polici.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti të rëndë.