Aksident tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, një i plagosur

287
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek “Shkëmbi i Kavajës”, ku ka mbetur i plagosur një person.

Raportohet se dy mjete me targa të Kosovës një “Skoda” me targa 07- 403 DN dhe një “Volkswagen” me targa 01-499 LA janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre ka përfunduar përmbys në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Një person është dërguar në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.