Aksident tek ‘Rruga e Portit’ në Durrës, plagoset një person

148
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rruga e Portit’.

Sipas të dhënave paraprake, dy makina janë përplasur dhe si pasojë është lënduar një person

Gjithashtu nga shpejtësia e lartë kanë dëmtuar dhe 4 makina të tjera në parkim.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i makines  është transferuar drejt spitalit të Durrësit pasi ka marrë dëmtime, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksidentin.