Aksident pranë Piramidës/ Përplasen dy automjete, një nga drejtuesit largohet nga vendngjarja

32
Sigal

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Piramidës, ku janë përfshirë 2 automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Fiat”. Nga përplasja e automjeteve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Benz” që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.