Aksident në Rrugën e Kavajës në Tiranë, 67 vjeçari dergjet në tokë në gjëndje të rëndë

634
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, në njërën nga rrugët më të populluara të kryeqytetit.
Në “Rrugën e Kavajës” një qytetar i cili po ecte me biçikletë është goditur nga një makinë e tipit Citroen.
Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende me dije, por mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë. Aktualisht 67 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici dhe sipas dëshmisë që ka dhënë përpara oficerëve, ai nuk pranon fajin pasi i moshuari i ka prerë rrugën.
Sigal