Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në kryqëzimin e 9-katësheve, ku një makinë është futur brenda një lokali.

Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar, por
nga foto e publikuar duket qartë se dëmet materiale janë të shumta.

Shpejtësia e madhe mendohet të jetë shkaku i aksidentit, ndërsa policia është në vendngjarje dhe po vijon hetimet.