Aksident në kryeqytet, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

98
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. D., 58 vjeç.

Blutë bëjnë me dije se 58-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

A. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.