Aksident në Korçë, në gjendje të rëndë një person

236
Sigal

Një aksident me pasojë një person të plagosur, në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë e për pasojë, ky i fundit ka marrë lëndime të shumta në trup.

Ka qenë drejtuesi i mjetit, ai që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.