Aksident në Këlcyrë, përplasen një makinë dhe një furgon, pesë të plagosur

65
Sigal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër ku janë përplasur një mjet tip furgon dhe një makinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.