Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar.

Sigal

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.