Aksident në Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

561
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Më datë 20.11.2017, rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.
Sigal