Ballina Kronikë Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përplasen dy makina në Qafë Plloçë, njëra përfshihet...

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përplasen dy makina në Qafë Plloçë, njëra përfshihet nga flakët

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Sigal

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.