Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, 4 të plagosur në spital

51
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Sipas raportimeve për mediat, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.