Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 21:00 të së enjtes tek rreth rrotullimi Koplikut, Shkodër.
Një 38-vjeçar me një mjet tip “Opel” ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.
Rrugës për në spital, shoferi me iniciale M.L., ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhej në njoftimin e policisë.