Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti përplas për vde*kje një këmbësor

Një aksident me pasoja të rënda është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, teksa ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit, saktësisht në dalje të tij.

Informacionet janë të pakta dhe pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë. Por, dëshmitarët tregojnë për Neësbomb.al që automjeti e ka përplasur duke e lënë të vdekur në vend.

NOA

Ndërkaq, policia ndodhet aty duke punuar për shkaqet, teksa dyshohet se i ndjeri ka tentuar të kalojë mes për mes autostradës.

Kjo ngjarje ka krijuar një trafik kilometrik, ndërsa policia po pret mbërritjen e ambulancës për të transportuar drejt morgut trupin e viktimës.