Aksident në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Ishmin. Përplasja e dy makinave ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazhë.
Dy makina tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrin dhe sipas dëshmitarëve okulare janë plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Mëhill Muça 58 vjeç, nga fshati Mallkuç dhe dy persona të tjerë nga Ishmi, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Si pasojë e aksidentit trafiku në të dy krahët e rrugës është mbi 3 kilometra.



















