Aksident i rëndë në Austri, lëndohen gjashtë shtetas nga Maqedonia

576
Gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën austriake A10, janë lënduar gjashtë persona.
Vozitësi 24-vjeçar ka rrëshqitur me veturën e tij në një hendek. Me këtë rast, të gjithë personat në veturë janë dërguar në spital.
Për shkak të kushteve dimërore, shtetasi maqedonas ka rrëshqitur, shkruan „Salzburg24“. Në afërsi të lokacionit Flachau (Pongau), vetura ka dalë nga korsia dhe ka rënë në një hendek. Në veturën me shtatë ulëse, në atë moment kanë qenë pesë anëtarë të familjes së vozitësit.
Sipas policisë austriake që të gjithë gjashtë personat kanë pësuar lëndime të një shkalle të pacaktuar. Pas përkujdesjes së emergjencës në vendngjarje, ata janë dërguar në spitalin e Schwarzachut. Vetura është dëmtuar dukshëm.
Sigal