Aksident i rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë, dyshohet për katër të plagosur

10
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë dyshohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.