Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil/ Makina përplaset me shkëmbin, humb jetën qytetari maqedonas

230
Sigal

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Berdenesh, ku ka humbur jetën një qytetar nga Maqedonia e Veriut. Nuk dihet ende identiteti i tij. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.