Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, makina përfundon në kanal, 2 të vdekur

436
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:40 në aksin Lushnje-Fier. Policia bën me dije se makina tip “Renault”, me targë AA 468 PY ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.

Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje

Njoftimi i policisë
Lushnje. Në datën 03.07.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.

Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.

Sigal