38-vjeçari transportohet te Trauma, dëmtime pas humbjes së kontrollit të motorit

38-vjeçari me inicialet M.Zh është transportuar te Trauma, prej lëndimeve të marra pasi ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë: DVP Korçë-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Zh., 38 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Ky shtetas u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Sigal