Antimafia italiane: Shqiptarët në top listë për tregtimin e drogave të lehta

432
Prokurori i Antimafias italiane, Franco Roberti ka dhënë një panoramë të gjerë të krimit në Itali, duke thënë se “në Itali prej kohësh nuk ekziston vetëm mafia siciliane, kamorra dhe ndrangeta por edhe një organizatë e katërt e padepërtueshme e ashtuquajtura “Shoqëria foxhiane”. Në një takim të zhvilluar me studentët e qytetit të Foxhias, prokurori kombëtar i antimafias dhe anti-terrorizmit, nuk la pa përmendur edhe lidhjet e Shqipërisë me këtë vend të drogës.
“Foxhianët sot janë liderë të trafikut të substancave narkotike në Itali falë raportit të privilegjuar me shqiptarët, që sot pas amerikano-jugorëve janë trafikantët më të mëdhenj të drogërave të lehta në botë,” tha Roberti, shkruan La Repubblica. “Kemi sekuestruar sasi shumë të mëdha hashashi e marijuane, me tonelata, dhe prandaj jo rastësisht ishim javën e kaluar në Shqipëri me prokurorin e Barit, Giuseppe Volpe,” vazhdon Prokurori i antimafias italiane.
Franco Roberti tha se droga nuk ishte elementi i vetëm me të cilin policia po përballet. Trafiku i armëve gjithashtu ishte një problem shqetësues, sidomos nga vendet e ish-Jugosllavisë.
Sigal