3 kg heroinë dhe mijëra franga, arrestohet taksisti shqiptar në Zvicër

424
Një shqiptar është arrestuar të premten nga policia zvicerane në Zyrih. Sipas policisë, janë sekuestruar në një taksi dhe në një apartament rreth 3.5 kg heroinë dhe janë arrestuar dy persona, të dyshuar si shpërndarës droge. Një taksisti shqiptar 39-vjeçar iu gjet me vete mëngjesin e së premtes 100 gramë heroinë dhe më pas u arrestua. Më pas, efektivët kontrolluan banesën e shqiptarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) në Berikon, ku gjetën pjesën tjetër të drogës dhe mijëra franga. Në apartament, jetonte dhe një 47-vjeçar zviceran, i cili gjithashtu u vu në pranga.
Sigal