21-vjeçari nga Durrësi tenton vetëv.rasjen, konsumon detergjent pastrimi

Një i ri nga Durrësit ka tentuar t’i japë fund jetës tragjikisht mesnatën e kaluar duke konsumuar detergjent.

Bëhet fjalë për shtetasin F. H., 21 vjeç, banues në fshatin Sallmone, i cili është paraqitur në spitalin e Durrësit rreth orës 00:40 për të marrë ndihmë mjekësore.

Sigal

Burimet zyrtare raportojnë se i riu dyshohet se ka konsumuar në banesë, solucion pastrues. Mësohet se 21-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.