1181 bimë kanabis asgjësohen në Vlorë dhe Tepelenë në kërkim kultivuesit

409
Asgjesohet një tjetër sasi e konsiderueshme bimësh narkotike në jug të vendit.
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 8-parcela me 791-rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva” né dy fshatra të saj.
Në fshatin Kallarat u gjetën 6 parcela me 563 rrënjë bime narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Maja e Muços” dhe “Qesarule”, me lartësi 30 – 150 cm.
Ndërsa në Lubonjë 2 parcela me 228 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Sondës”, me lartësi 100 – 170 cm.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Ndërkohë në Tepelenë efektivët e komisariatit të këtij qyteti kanë bërë të mundur gjatë ditës së djeshme zbulimin e 390 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
Lënda narkotike ishte mbjellë në vendin e quajtur “ Përroi i Xhafajve” në Memaliaj të Tepelenës.
Policia i asgjesoi bimët e kanabisit me anë të djegies ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e kultivuesve.
Sigal