1 në pranga, 2 në kërkim, përdhunuan dhe shfrytëzuan 21 vjeçaren

422
Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit në Lezhë.
Policia e këtij qyteti ka bërë arrestimin e shtetasit Vladimir Mirashi 38 vjeç banues në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim Agustin Tolin 26 vjeç dhe Kristjan Markun 34 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Policia sqaron se tre personat akuzohen për shfrytëzimin e një 21 vjeçarje për prostitucion si dhe për abuzim seksual me të.
“Pasi shtetasi Kristian Marku e ka shfrytëzuar për prostitucion në Lezhë, shtetasen E.T. 21 vjeçe . dhe më pas e ka dërguar në Tiranë ku shtetasit Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli e kanë detyruar të përdorte drogë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Shfrytëzim prostitucioni” ndaj shtetasit Kristjan Marku si dhe për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe ‘ Nxitje për përdorimin e drogës” kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli.
Sigal