Tiranë/ Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Rrugën e Elbasanit, detajet e para nga policia

166
Sigal

Një qytetar është gjetur pa shenja jete në Rrugën e Elbasanit.

Policia bën me dije se personi nuk është identifikuar, ndërsa sa i përket moshës së tij, njoftohet se personi është rreth moshës 50-vjeç.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.