Suplementi Pena Shqiptare/ Qemal Cenaj : Ishte mësuesja !                           

161
Sigal

Si “improvizim” për kalimtarët e rastit, “palë” në atë skenë, në anën tjetër të trotuarit, dëgjohet britmë, me zë fëmije. O zot…, të jetë dita…?!! Vështirë t’i besosh edhe vetes, syve të tu’! E kish mbërthyer, si hutrrojë që fërfëritet të rrëmbejë një zog! Jaka e xhupit, mbledhur si prej dore idhnake, dukej se po i mblidhej në grykë vogëlushes. zëri i ngjirur i saj të ç’ponte në pore! Pa ditur për sikletin me aq dhimbje dhe revoltë të fëmijës, gruaja aktronte duke i mëshuar dhe më fort inatit mbi të…! Britma e kërcënim, si në një pyllë të errët.  -Të lë këtu…, të të shtyp makina…! Çirresh me sa mundej, hakërruar si me një zë grifshe, me sa forcë kish. Nuk kursehej duke e tundur e shkundur fëmijën, edhe me ndonjë flakërimë pas veshit!

Zot mos! S’është thënë kot, – e keqja s’ka fund. -“Mo…, moo…, ooo”… Zëri i fëmijës ngrihej në qiell!!! Ankesa dhe lutja e saj, as që i hynte në vesh gruas së xhindosur, ndërkohë që dëshmitarë dhe bartës të vetëm u bënë kalimtarët. Sado i ngurtë dhe pa nerv me qenë, klithmat e dalë nga goja e asaj fëmije të shtynin për të mos bërë sehirxhiun. Kështu ndodhi!-Mos-Mos-Mooos! Reagimi i njerëzve, njëherësh prindër, e të moshuar, as që i hyri në vesh gruas rebele, për t’ia “trembur xhindët” që kishin pushtuar atë çast, qenien e saj deri në shpërfytyrim! -E bën hak”, “të acarojnë”, s’marrin vesht ndryshe! Këto ishin disa nga fjalët, si përgjigje për ta; duke shtuar: – Jam nëna, është fëmija im!-I veti është, u shpreh dikush me një farë heshtje. -E njoh, e njoh mirë atë! Po, as dikushi dhe asnjeri në pozicionin njerëzor, në momente të tilla të ngjashme, s’do ishte i kthjelltë për të vepruar. Kështu edhe, burri e kapërdiu fjalën, kokëulur; u duk se la diçka pa thënë! Dufi i asaj urrejtje, çdo njerit do ia ulte kokën. Ndjehesh krejt i varfër, të meket goja e të këputen krahët–Është nëna e vet -Nëna, nëna! Zërat, përsërisin njeri-tjetrin!

-Është mësuesja! Mjaftonte dhe kjo fjalë, sa çdo njeri, do të nxihesh në surrat edhe pse s’ke dorë, por dhe asgjë në dorë për të vepruar a parandaluar këtë lloj sjellje. –Nëna?! -Mësuesja?! Vaj medet, ku kemi arritur? Ç’kohë e tallazuar po na shfaqet para syve, si jemi katandisur! Shastisur u pamë, gjith’ sa ishim të pafjalë, për atë shnjerëzim fëmije, humnerë e botës së momentit prej një nënë-mësuese! Nënë mësuese!… Të pa fjalë dëshmitarët e rastit, mes të cilëve dhe ndonjë nxënës shkolle, që të nesërmen do të ishte në klasë, përballë në mësimdhënie me të! Nuk ka pse të mos e konsiderosh; “fikje e dritës” të orës së mësimit, ku ajo mësuese, çdo ditë me regjistërin në dorë, thërret në apel emrat e nxënësve në radhë! Vallë, ç’farë mund të mendojë ajo përpara tyre, kur ndaj fëmijës së vet, sillet brutalisht? -“t’a bien në majë të hundës”! Me ç’farë, do u’a ilustrojë sekondat e tërheqjes së vemendjes, për t’i çlodhur nxënësit e saj, si metodiste, sociologe, si prind apo si “shoqe” e tyre? Ç’farë objektivi do të shkruajë në ditarin e saj, për realizimin e misioneve të përbashkëta: Përvehtësimi i njohurive dhe ngritja e shkallës kulturore në nivele më të larta, tek nxënësit dhe shoqëria?! Kalimtarët, (që s’do kishin dashur kurrë të ishin në atë ndodhi), si  të drobitur, secili në rrugën e tij, u shpërndanë duke folur me vehte!-Mësuesi-mësuesja, ashtu si emërin prind, çdo njeri e përsërit me të madhe dhe respekt, sa herë në jetë. Kjo kohë e ligë, me farsa e njerëz që e shikojnë jetën dhe zhvillimin vetëm në bodrume të errëta, nuk po na kthjellon, përkundrazi ka errësuar rrugën për shumë gjëra! Të paktën ato më kryesoret, duhet të mbahen çelur që padyshim është ëndrra për të arritur tek përspektivat e duhura për edukim dhe mirërritje të fëmijëve. Koha nuk duhet të pranojë, madje të flak, këdo që shfaqet në veprime të tilla, qofshin mendime apo ide, po, dhe sehirxhinj të mos pranohen nëpër institucione, aq më tepër në mësimdhënie dhe sektorët jetik-kulturorë. Ata që lindën në demokraci, u bënë kuadro, prindër me fëmijë dhe mësues, “edukator’, ata, nuk ka përse, shikimin dhe shpirtin t’a qarkullojnë në skëterrat e fjalamanëve në lagje, te frymëzimet e skutave dhe “auditorëve” që janë ngritur me fallxhor dhe lojra andikapatësh. Nuk duhet hequr nga mendja se, prindërit e kësaj kategorie njerëzish, nuk vijnë nga kultura zero, përkundrazi, shumica me shkollë të mesme të përfunduar, dikur aktiv në luftën me zakonet e egra patriarkale.

S’dimë, nëse zëri me dhimbje i fëmijës së saj, mund t’i jetë përcjellë apo shfaqur “mësueses” në klasë, në çastin kur ajo ka hyrë për të zhvilluar orën e mësimit? …sikur nxënësit, të cilët rastësisht panë skenën e dhunës ndaj fëmijës, të kenë belbëzuar me zë për bëmat e mësueses në rrugë?! Mund t’ia ketë mbajtur shpirti të heshtë, ndryshe… S’ka pse të çuditemi, nëse, demostrimin e dhunshëm ndaj fëmijës, i’a ka quajtur vlerë vetes: Shpresoj, të ma njohin dufmën! Pagjykimi, inati, shpërfytyrimi i momentit, njëherËsh mund të të qesë jashtë loje, Poo… edhe si nënë, si mësuese…?! E pa besueshme! Njerëzit e thjeshtë, besojnë me ndershmëri. Besojnë në edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve të tyre, besojnë në të ardhmen. Shoqëria jonë sakrifikon, për t’i respektuar edhe kësi “maestro” edukatorësh, për të cilët, përveçse me “u lanë zotin”, thërret kohën të bëhet pasqyrë e tyre!…