Sondazhi/ Bashkitë përkeqësojnë shërbimet publike

173
Sigal

Ndërsa prirja e shpenzimeve për personelin në 61 bashkitë në vend është në rritje, perceptimet e taksapaguesve familjarë në lidhje me shërbimet publike vendore nuk shkojnë në të njëjtin drejtim.

Në përgjithësi, të intervistuarit pjesë e vrojtimit të CoPlan shprehen të pakënaqur me shërbimet publike vendore përkundrejt rëndësisë që vlerësohet të jetë e lartë për të gjitha shërbimet e ofruara, nivel që nuk arrin as atë mesatar.

Ndonëse me një performancë lehtësisht të përmirësuar krahasuar me një vit më parë për një pjesë të shërbimeve, oferta aktuale e shërbimeve publike vendore qëndron ndjeshëm nën pritshmëritë e të intervistuarve.  Konkretisht më pak të kënaqur qytetarët janë për shëbimet e ofruara në fusha si strehimi social, shërbimet sociale, shëndetësi, menaxhimi i mbetjeve, furnzimim me ujë, zhvillim ekonomik,  hapsirat publike, infrastrukturë rrugore, etj.

Për një pjesë të mirë të këtyrë fushave gjatë vitit që kaloi ka pasur përkeqësim të mëtjeshëm të shërbimeve, ndërsa vetëm për 5 fusha ka pasur përmirësim, siç janë infrastruktura arsimore dhe rrugore si dhe emergjencat civile e ndiçimi publik. Raporti sugjeron se në prani të burimeve financiare të kufizuara, është me rëndësi që ato të përdoren me efiçiencë dhe efektivitet, duke prioritarizuar ato kategori shërbimesh që kanë përparësi për qytetarët.

Në këtë drejtim, tre shërbimet e prioritarizuar nga të intervistuarit për t’u përmirësuar janë:  shërbimet shëndetësore parësore, shërbimet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor; dhe menaxhimi i mbetjeve.scan