SHBA, shpëtojnë nga dëbimi qindra mijëra emigrantë

    383
    Në SHBA, një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit Trump të mbajë në fuqi tani për tani një program i cili mbron nga dëbimi qindra mijëra emigrantë që kanë hyrë në vend ilegalisht kur ishin fëmijë. Në muajin shtator, Trump vendosi t’i japë fund këtij programi të njohur me emrin DACA dhe i dha Kongresit gjashtë muaj kohë për të gjetur një zgjidhje ligjore për rreth 800 mijë emigrantë të përfshirë në program. Gjyqtari në shtetin perëndimor të Kalifornisë vendosi në favor të një grupi individësh dhe institucionesh, përfshirë Universitetin e Kalifornisë, duke thënë se ato do të pësonin një dëm të rëndë e të pariparueshëm, nëse programit i jepet fund. Vazhdimi i DACA-s, deklaroi gjyqtari, i shërben interesit publik. Shtëpia e Bardhë reagoi, duke thënë se, është skandaloz fakti që një gjyqtar federal urdhëron Trump të lërë në fuqi këtë program.