Qëlloi me armë brenda lokalit, arrestohet 36 vjeçari në Vlorë

333
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin që qëlloi me ārmë zjarri në ajër pasditen e djeshme në lagjen “10 korriku”. Sipas policisë shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar më ārmë.

“Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me ārmë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti”, sqaron policia.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ārmëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

Vlorë/informacion

Në gjendje të dehur, qëlloi me ārmë zjarri në ajër në ambientet e një lokali, kapet dhe vihet në pranga nga Policia 36-vjeçari.

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me ārmë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.