Provimet e mjekësisë, do shtohet testimi që të fitojnë të drejtën e studimit jo vetëm ekselentët me nota

180
Sigal

Provim shtesë për maturantët që duan të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme. Ministria e Arsimit vendos se në Mjekësi të shkojnë jo vetëm ekselentët me nota, por ekselentët e vërtetë. Ministria e Arsimit paraqiti vendimin për pilotimin e provimit të automatizuar për maturantët, që duan të vijojnë studimet në Programin Mjekësi e Përgjithshme. Ky projekt pritet të nisë që në Maturën Shtetërore 2023.“Këtë nismë ne e kemi lançuar që herët, lidhet me provimin e automatizuar të Programit Mjekësi e Përgjithshme, që do të thotë të gjithë ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, pra duan të vazhdojnë studimet për Mjekësi e Përgjithshme, përveç detyrimeve që ka aktualisht sistemi për provimet e maturës mesataret ajo formula që tashmë është aktive, kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër, i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar siç behet provimi i portalit.

Siç bëhen provimet e licensave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë, që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100%.

Provimi i automatizuar që ketë vit do të jetë pilot vetëm për programin Mjekësi e Përgjithshme ku dhe kërkesat janë më të mëdha dhe ku më të mirët shkojnë atje. Më pas ky lloj testimi do të shtrihet edhe për provimet e tjera.”- tha Evis Kushi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë, të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Do të jetë një test i ndarë në tre nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tre nivele.”– tha Aurora Balliu, Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.