Petrit Vargu: “Avokati i Popullit në mbështetje të bluzave të bardha”

    408
    Sigal

    Doktor Petrit Vargu dhe misioni i tij

    Doktor Petrit Vargu është ndër të parët që kundërshtoi hapur testimin e bluzave të bardha. Përpos performancës së tij të vazhdueshme në mediat vizive, në mbrojtje të dinjitetit të mjekut, ai po kaq aktiv është dhe në rrjetet sociale, ku duket qartë mbështetja dhe suporti që ai merr nga miqtë e tij. Kështu në statusin e tij të datës 17 janar në Facebook, ai shkruan dhe informon miqtë e tij për takimin me Avokatin e Popullit, i cili është solidarizuar me bluzat e bardha.

    “Sot në ora 12.30 min. pata takim me Avokatin e Popullit z. Igli Totozani, i cili shprehu solidarizim dhe mbështetje të plotë për personelin shëndetësor.

    Ditën e hënë (sot), ai do t’i nisë ministrit të Shëndetësisë letrën, ku do të sqarojë pozicionin e tij. Në ditët e mëpasme, teksti i letrës do t’u bëhet i ditur të gjithëve.

    Ndërkohë, u përgatit peticioni që do i dorëzohet Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit Popullor.

    Paralelisht, stafi i Unionit të Sindikatave të Shëndetësisë, ka mbledhur 500 firma në QSUT. I. Beqja është gjithmonë e më shumë i izoluar…” shprehet dr. Vargu në statusin e tij. Ndërkohë, shumë ndjekës të tij e mbështesin dhe e përgëzojnë për guximin:

     Silvana Mehmeti: Edhe nga larg jam krenare që kam një kushëri që mundohet të shohë realitetin, ashtu siç është, në mes të arrogancës. Vazhdo dhe mos u tërhiq!

     Kolegji i Mjekëve e i Kirurgëve Shqiptarë: Së bashku, për një mision. Të jemi së bashku, të jemi një!

     Erion Kristo: Shoqëria civile bashkohet me reagimin e mjekëve. Nuk jeni vetëm Petrit!

    Ervin Ramku‎: Doktor Vargu, shembull i kurajos qytetare, jokonformist dhe padyshim “talent i veçantë”.

    Vargu: Beqja të marrë një herë pafajësinë, pastaj të bëjë ministrin!

     Më herët në një tjetër status, dr. Vargu, e vë me shpatulla pas murit ministrin e Shëndetësisë, z. Ilir Beqja, vetëm me 4 pyetje retorike.

    Zoti Beqja!

    Duke parë insistimin tuaj për testimin e mjekëve dua të të them disa pyetje zemre:

    1) Personeli, që keni zgjedhur në Ministri, a do të bëjë ndonjë testim, meqenëse nuk ka lidhje me meritokracinë?

    2) Provimet dhe testimet janë problem i sistemit arsimoro-akademik. Ç’lidhje keni ju me këtë problem?

    3) Ne Amerikë, një deputet që përjashtohet nga Parlamenti për konflikt interesi nuk mund të kandidojë më, pa marrë me gjyq pafajësinë, kurse ju u emëruat ministër, pa e marrë këtë pafajësi dhe as merrni guximin të rigjykoheni.

    4) Cili është kriteri që pedagogët nuk merren në provim?

    Me këtë sjellje të pabazuar në ligj, ju siguroj që i keni humbur PS-së 30 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme” shprehet vargu në facebook.