Moisi Dalipi: Kampionati i futbollit, si “tregu i gabit”

653
Sigal

Moisi Dalipi

Më ngadale bre burra, se po e ktheni  si “tregu gabit”

 

Ende  pa u mbyllur java  e 17 –të e kampionatit të Kategorisë Superiore, që ishte dhe java  e fundit për pjesën e parë të kamponatit, në faqet e shtypit sportiv ka shpërthyer kërkesat nga të gjitha skuadrat për përforcime në merkaton e janarit. Një “sëmundje” vjetër kjo, që tashmë jemi mësuar aq shumë dhe aq mirë, sa nuk na bënë shumë përshtypje asgjë në ato që thuhet dhe shkruhen çdo ditë  në shtypin sportiv. E thënë më qartë, kjo nuk është asgjë më shumë, veçse një zhurmë që në fund të fundit prodhon vetëm disa lëvizje që shpesh i quajëm “përforcimet e merkatos së dimërit”. Dhe  kjo zhurmë është thuajse gjithëpërfshirse  tek të gjithë skuadrat. Kështu “kampionët e dimërit” Kukësi thuhet se kërkon një zvëndësues për mesfushorin Musolli. Bylis  i vendit dytë në pjesën e parë të kampionatit  pas divorcit me një grup futbollistësh të huaj si Mbiobe , Opoku dhe tani së fundi Celis , ka  konfirmuar pranin e tij në merkaton e janarit.Tirana ka disa  ditë që zien nga  dëshirat që ka për merakton duke filluar që nga paniku dhe deri tek blerje-shitjet që  fliten se priten të ndodhin tani në ditët e janarit 2020. Tek Partizani thuajse e njëjta pamja dhe të njëjtat zhvillime, sepse kërkohen  trajner për të zënë vendin e të larguarit Lerda, por dhe mesfushor dhe sulmues për të mbyllur “gropën” që do krijojë largimi Asanit, por dhe kërkesa për një sulmues tipik goli. Teuta e drejtuar tani së fundi nga shkodrani Edi Martini që me dy fitoret rradhazi duket se është shtuar shumë oreksi aq shumë sa e thonë hapur se “duam dhe titullin kampion”, janë me kërkësa për sulmues. Tek Laci kërkohen mbrojtësdhe mesfushor .Tek Vllaznia të zhgënjyer nga paraqitja e futbollistëve të huaj   kërkojmë rikthimin e djelmoshave shkrodran duke filluar nga Hebaj. Skëndërbeu duket se ka  një formacion emergjence këtë kampionat dhe kërkon përforcime për futbollist të stolit. Luftëtari kërkon trajner, por dhe futbollist për të shpresuar sigurimin e mbijetesës. Tek Flamurtari kërkojën të shtojën “numërin e premtimeve të pambajtura” duke  e ngritur zërin  deri në kup të qiellit  me  fjalët:” Në janar me miratimin e ligjit të sportit  Flamurtari do ndryshojë i gjithë”. Kaq është numëri skuadrave  të Kategoriasë Superiore , se po të ishte dhe më shumë  seti tyre  me kërkesat dhe premtimet  do të vazhdonin aq shumë sa  që  askush nuk do ishte në gjëndje të vendoste një kufi ndarës  duke ju thënë : “Më  ngadalë bre burra , se po e ktheni markaton e janarit si “tregu gabit”.Tani le të gjykojmë pak me rradhë dhe për secilën skuadër. Së pari  një gjë është e qartë, duke u nisur dhe përvoja e kampionateve të kaluara në merkaton e janarit lëvizjet e futbollistëve janë  aq të pakëta, sa që është shumë e vështirë të gjënden futbollist cilësor qoftë në tregun e mbredshëm, por dhe të huaj. Por drejtuesit e klubeve shqiptare janë mësuar tashmë të bëjnë show dhe të vet prezantohen si njerëz që nuk kursehen për skuadrën e tyre. Gjithsesi faktet duan të thonë se “ kampionia e  dimërit” Kukësi pasi ka piketuar  vendin për  zhvillimin e  përgatitjeve dimërore, ndoshta shkon në Turqi për të bërë dhe “Pazar” për të marr ndonjë mesfushor. Dëshira dhe motivimi  për të qënë skuadra që kërkon më shumë se askush fitimin e titullit kampion , skuadra verilindore po mendon dhe forcimin e rradhëve të saj. Tirana që pas tre fitoreve rradhazi me trajnerin e emergjencës Emanuel Egbo, kundër Partzanit, Flamurtarit dhe Laçit duket se janë të pakënaqur që skuadra drejtohet nga një trajner pa shumë përvojë, janë në trantativa me trajnerët austriakun  Peter Pakult dhe kroatin Zoran Vulic. Trajneri austriak Pakult është i njohur në opinion e futbollit shqiptar, sepse në vitin 2018 ka drejtuar Kukësin.Tani së fundi  trajneri 60 vjeçar drejton Titogradin e Malit Zi. Për kroatin Vulic avantazhet duken të pakta, sepse kuotat e tij janë në rënie  pas dështimeve  me skuadrat  qipriote Apollon Smirnit dhe Hajduk –Split edhe pse  ka përvojë disa vjeçare si asistent trajner i ekipit kombëtar të Kroacisë.Të dyja  pistat pritet të mësohet për zhvillimet e tyre në ditët e ardhshme. Por tek Tirana bëhet me dije se kërkojmë si përforcim dhe dy futbollist qëndërmbrojtës. Nuk mbaron asgjë këtu tek Tirana, sepse pas paraqitjes të mirë që bënë në këto ndeshjet e fundit dy futbollistët e rinjë Muçi dhe Celhaka  sesanionet në shtyp  kanë qënë si asnjeherë tjetër duke kaluar çdo kufi, kur shkruhet se: “Dinamo Zagreb . ofertë për Celhakën” , ose : “Muci ka përfunduar në radarët e skuadrave evropiane”.Por nuk kursehen në “reklamat” edhe për Ismajgecin,Halilin dhe Dokën. Të gjitha këto e kanë kthyer Tiranën në një skuadër “ekspozite”që kërkon të afrojë dhe shesi trajner dhe futbollist. Pak  a shumë  këtë pamje dhe këto kërkesa për merkato janë kostatuar tek Tirana dhe në merkaton e verës , ndaj  shprehja   “Më  ngadalë bre burra, se po e ktheni markaton e janarit si “tregu gabit” është e pranishme këto ditë  tek bardheblut , që ndryshe duhet ti marrin  gjërat me rradhë me llogjik ekonomike dhe sportive.Trajner me përvojë ,madje  cilësor ka dhe në tregun vendas të futbollit, por siç duket “dashuria” me të huajt vazhdon të jetë e pranishme tek drejtuesit e skuadrës kryeqytetase. Dhe meqënëse jemi tek problem i trajnerëve le të flasim për këtë problem dhe për zgjidhjet që synon të bëjë tani në merkaton e janarit dhe Partizani. Pas  largimit  të trajnerin italian  Frako Lerda që duhet pranuar se dështoi në drejtimin e skuadrës kampione, si dhe vitet e kaluara paraartdhësit e tij trajnerët italian  Marcio Sampaio, Andrea Agostineli,Adolfo Sormani dhe Mark Juliano , të habit fakti se si nuk janë bindur ende drejtuesit e Partizanit që me trajner të shkollës italiane nuk arrihet suksesi në kampionat.Kjo bindje ka zën  vend aq keq sa që këto ditë flitet se “ Partizani për trajner sytë  i ka nga Italia”.

Dhe paradoksi është se po është i vërtetë ky fakt që përflitet jo pak  për  rikthimin e trajnerit Adolfo Sormani që ka drejtuar Partizanin në  periudhën  1 korrik  2016 deri në  10 tetor 2016 , ku si suksesi vetëm  i tij nëqoftse do quhet kështu,është vetëm kalimi turi parë në Champions -Leaugue   duke eliminuar hugarezët  e Ferecncvaroshit duke shkuar deri ne  fazën “playoff “ në Ligën e Evropës. Shpesh thuhet se  “ky trajner është   një dashuri e vjetër e presidentit Demi”, por  gjithçka mund të jetë  kështu vetëm në kuadrin e  dëshirave të manaxherëve, që me sa duket kërkojnë fronte pune  për të  bërë “pazar” dhe tek Partizani për detyrën e trajnerit. Orges Shehi dhe Erjon Bogdani kanë dalë në skenë, që pa dashur të bëjmë rekomanduesin  mendojëm se mund të jenë zgjidhje të pranushme.Tetuta dhe Laçi  kanë dalë të bëjnë “pazar” për  futbollistë që i duhen trajnerëve për të juastifikuar objektivat që ju kanë vendosur presidentët e klubeve. Dhe ndodh kështu , sepse jo rrallë herë ndodh që justifikimi parë që del nga goja e presidentëve pas shkarkimit të një trajneri dëgjon të  thuhet se “ Nuk realizoi objektivat e vendosura “. Jashtë kësaj merkato të janarit  nuk po qëndrojën indiferent  Vllaznia dhe Skënderbeu. Në të dy kamptet respektive kanë filluar të mendojën çfarë ju duhet ekipeve të tyre për të përballuar me sukses sezonin , duke mos harruar se ata futbollistë që nuk kanë marr minuta loje, ose nuk kanë justifikuar me lojën e tyre dhe sit ë tillë  mund të jenë  drejtë largimeve Lufëtari përvec trajnerit i duhet të bëjë  zgjedhje dhe për futbollistë , sepse  janë jo pak por katër futbolist cilësor si Rapo , Fili ,Papiteris dhe Renja që  janë drejt largimit.Tek Flamurtari  ka filluar hemoragjia e largimeve pa përfënduar ndeshjet e fundit të vitit 2019.Bajrakterivic, Sarris dhe Nebija të” kënaqur” nga premtimet kanë preferuar një zgjidhje tjetër , duke harruar anveturën disa mujore tek skuadra vlonjate. Si zakonisht këto muajët e fundit drejtuesit e klubit Flamurtari nuk kanë lënë t’ju kalojë ky moment janë shprehur se :Nuk është çudi ti ketë afrime nga merkato, sepse  Flamurtari është fanellë e rëndë dhe kushdo e ka kënaqësi të jetë pjesë e tij”. Gjykuar ndryshe ky mentalitet do thotë se në Vlorë nuk ju besohet, që me 6 pikët që ka skuadra me çdo llojë llogarie është e rënë në Kategorin e Parë që tani. Por dikush që bën detyrën e “këshillarit” pranë skuadrës vlonjate, në vend që të thotë të vërtetën se  duhet të fillohet që tani për të menduar për atë skuadër që do të mundësojë rikthimin e Flamurtarit në grupin e më të mirëve, kërkon të bëhet përsëri pazar për të shtuar borxhet dhe detyrimet. Kështu këto ditë edhe pse skuadrat janë me pushimet dimërore ,mendime , dëshira , hipoteza dhe  prapaskena janë hedhur në tregun futbollistik shqiptar. Dhe shikohet një nxitim nga të gjithë, sikur meraktua e janarit do jetë zgjidhje për gjithçka. Dhe kur shikon  këto pamje që të ofrojnë  zhvillimet më të fundit nga kampet e skuadrave, ka vend të jepet edhe kjo këshillë :“ Më ngadale bre burra, se po e  ktheni  si “tregu gabit”.