Trafiku, bashkëjetesa në komunitet, furnizimi me ujë, shkollat dhe situata e tyre gjatë pandemisë, por edhe mbipopullimi dhe betonizimi i Tiranës; janë vetëm disa nga problematikat kryesore sot në kryeqytet.
Në lidhje me këto çështje, kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në ‘Wake Up’. I pyetur se kur do përfundojnë punimet në kryeqytete, Veliaj bëri të ditur se Bulevardi “Zogu i Parë” do të hapet në fillim të muajit nëntor. Ndërkohë që theksoi se punë javësh do të përfundojnë punimet në Tiranë.
“Jemi shumë afër afateve të përfundimit të tyre. Dua t’u kujtoj se janë të gjitha punë që duheshin bërë. Po bëhet një punë në 6 muaj që kërkon 2 vjet. Jemi shumë afër, përpara fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit Bulevardi ‘Zogu i Parë’ do të hapet.





















