Ja cilat janë përparësitë dhe rreziqet që vinë nga OMGJ-të

    5724
    Sigal

    Bujqësia biologjike dhe Organizmat te Modifikuara Gjenetikisht (OMGj) sot në botë

    Përdorimi i bio teknologjive në bujqësi nuk është gjë e re, ajo e ka zanafillën në teknikën e hibridizimit që ka filluar më se 100 vite të shkuar. Sot po bëhen diskutime të shumta në formë debati mbi konceptin e “bio-teknologjive moderne”, në fushat ku ajo influencon (ekonomike, sociale, etike, fetare etj), ashtu edhe për rëndësinë që ka në shkallë kombëtare, komunitare, ndërkombëtare, si dhe për kundërvëniet që ka shkaktuar midis institucioneve, prodhuesve, konsumatorëve etj. “Bio-teknologjia moderne” i ka vënë vetes si detyrë që të aplikojë në bujqësi zbulimet e fundit të inxhinierisë gjenetike që merret me studimin e biologjisë molekulare dhe gjenetike, me identifikimin dhe izolimin e gjeneve kromozomike të qenieve të gjalla dhe transferimin artificial të këtyre gjeneve tek një qenie tjetër e gjallë. Pikërisht ky mekanizim shpjegon konceptin se ccfarë është një OMGj-ë. Në përgjithësi i nënshtrohen modifikimit kulturat bujqësore që përdoren për ushqim, me qëllim që t’u jepen atyre cilësi e veçantë si: Rezistencë ndaj kushteve të pa përshtatshme klimatike; veti për t’u rritur më shpejt; veti që të prodhojnë insekticide endogjene etj. Pikërisht për këto që ndodhin si më sipër opinioni publik e shkencor është ndarë më dysh, njëra anë e mbështet përdorimin e bio-teknologjisë, sidomos në sektorin bujqësor, ndërsa ana tjetër, përkundrazi nuk e pranon. Përdorimi i bio-teknologjive ka disa avantazhe: rrit prodhimin e ushqimeve duke luftuar urinë në shkallë botërore, pakëson përdorimin e substancave kimike në bujqësi, sepse krijon mundësi që bimët të absorbojnë metalet e rëndë duke pastruar kështu mjedisin, bën të mundur të kurohen sëmundjet e rënda duke kultivuar bimë që prodhojnë substanca farmaceutike, krijon mundësinë e prodhimit të ushqimeve me përmbajtje substancash kurative dhe me cilësi të veçanta ushqyese. Është e vërtetë që përdorimi i bioteknologjive mund të shkaktojë disa probleme me natyrë të ndryshme, si: Farat e bimëve të modifikuara gjenetikisht nuk mund të përdoren më shumë se një vit. Mbas një viti ato humbasin fuqinë mbirëse, gjë që i detyron fermerët t’i blenë ato çdo vit. Kjo gjë sjell vartësinë e fermerëve ndaj ndërmarrjeve shumëkombëshe, të cilat i prodhojnë këto lloje farash dhe krijon një hendek ndarës midis veriut dhe jugut të botës. OMGj kanë rezistencë të lartë ndaj parazitëve “super insekteve”, të cilët është e vështirë t’i luftosh me preparate mbrojtëse. Ekziston rreziku që të dëmtohet bio-diversiteti duke qenë të detyruar që të mbillen pak varietete bimësh. Ekziston mundësia që të shkaktojnë efekte toksike tek njeriu dhe  mjedisi. E megjithatë deri më sot nuk janë studiuar në mënyrë të plotë rreziqet dhe dëmtimet e pakthyeshme  dhe të rënda. Përdorimi i antibiotikëve me atome të shënuar (izotope radioaktivë) i bën antibiotikët të pa efektshëm dhe të pa përdorshëm për mjekim dhe ekziston mundësia e reaksioneve alergjike nga ushqimet që përmbajnë gjene të substancave alergente. Krijojnë mundësinë që ndërmarrjet shumë kombëshe të shpejtojnë pasurimin në kurriz të vendeve të varfër, duke shfrytëzuar trashëgiminë gjenetike të këtyre vendeve “pirateria gjenetike”. Këtu duhet të shtojmë dhe problemet morale dhe etike që lidhen me faktin që njeriu modifikon (ndryshon) atë që natyra e ka ndërtuar në shumë mijëvjeçarë

      Mjedisi, shëndeti dhe të drejtat e fermerit

    Ndër shqetësimet kryesore dhe pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i agro-bioteknologjive janë ato që lidhen me mjedisin,  shëndetin e konsumatorit dhe të drejtat e fermerëve. Rreziku i fluksit të pa kontrolluar të organizmave gjenetikisht  të modifikuara që e bëjnë të vështirë të verifikohet transferimi i këtyre gjeneve nga një brezni në brezninë tjetër e të njëjtit varietet bimor. Rreziku i fluksit të pa kontrolluar të gjeneve të modifikuara nga një OMGJ tek një bimë e kultivuar më mënyrë bio ose në mënyrë konvencionale. Ekziston rreziku që në se një cilësi e veçantë p.sh. aftësia për të prodhuar një insekticid endogjen mund të shkaktojë formimin e “superinsekteve” rezistonte dhe të llojeve të dëmtuesve tolerantë ndaj herbicideve, formimin e varieteteve bimore toksikë për insektet e dobishme dhe bën që të pakësohen varietetet e bimëve. Ndër efektet shëndetësorë për konsumatorin, ekzistojnë disa rreziqe: toksiciteti, alergjia, dëmtimi i ADN-së njerëzore. Shqetësimi i fundit që lidhet me zhvillimin e bioteknologjisë bujqësore ka shkaktuar vartësinë (dipendencën) e fermerëve nga ndërmarrjet e mëdha që prodhojnë OMGJ. Si shembull po përmendim farat . Mundësia e patentimit të varieteteve të reja bimore sjell si konsekuencë me pasoja, mundësinë e ri mbjelljes të farave të modifikuara të ruajtura nga prodhimi i vitit të mëparshëm. Ndërmarrjet e mëdha agrokimike, shumëkombëshe (multinacionale), midis të cilave, përmenden: Sygenta, Baier, Monsanto e Du Pont, nuk kryejnë në mënyrë të plotë e të kënaqshme mbrojtjen nga OMGj nëpërmjet patentave. Ata shesin farat e modifikuara në bazë të kontratave jashtëzakonisht rigoroze dhe në përgjithësi parashikojnë pagesën e një “takse teknologjike” të llogaritur për njësinë e sipërfaqes të mbjellë dhe vënë si kusht mospërdorimin e farave të prodhuara nga vetë fermerët, mos përdorimin e herbicideve në fermë dhe nuk lejon verifikime dhe kontrolle të fermave që përdorin fara OMGJ. Këto lloj klauzolash krijojnë mangësi në zbatimin e veprimeve ligjore.  Nga ana tjetër  këto ndërmarrje dhe institucionet nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për efektet negative tek fermerët që kultivojnë OMGj dhe për fermerët që nuk përdorin OMGj.  Pamundësia për t’u kthyer në fazën fillestare përsa i takon kontaminimit, kostoja për mbrojtjen e produkteve biologjike ose të certifikuara dhe mungesat për dëmshpërblimin e shkaktuar.?

    Kulturat kryesore të modifikuara që kultivohen sot në botë janë soja dhe misri. SHBA është prodhuesi i parë kryesor në botë i produkteve të modifikuara.

    Ja å’është OMGJ?

    OMGj- (Organizëm me kromozome të ndryshuara), është formuar si rezultat i futjes, në këtë organizëm i një gjeni të jashtëm, që është marrë nga një organizëm tjetër i gjallë donator, për t’i dhënë  një cilësi të caktuar që ai nuk e kishte para modifikimit.

    Efekte të dëmshme shëndëtësore

    1 Toksiciteti, helmimi.

    Toksiciteti shkaktohet nga toksina që çlirohen nga bimët rezistente ndaj insekteve ose ndaj herbicideve. Rezistenca ndaj herbicideve vjen për shkak të futjes në acidin dezoxiribonukleik (AND) të bimëve, një gjen me origjinë bakteriale që i bën rezistencë ndaj herbicideve.

    2 Rezistentë ndaj antibiotikëve

    Përdorimi i antibiotikëve me atome të shënuar (izotope radioaktivë) i bën antibiotikët të pa efektshëm dhe të pa përdorshëm për mjekim dhe ekziston mundësia e reaksioneve alergjike nga ushqimet që përmbajnë gjene të substancave alergente.

    3  Burim alergjish

    Alergjitë shkaktohen si pasojë e futjes të një gjeni (me origjinë nga organizma të tjerë), tek kulturat e ndryshme natyrore bujqësore, produktet e të cilave kur përdoren për ushqim, mund të shkaktojnë alergji të ndryshme.

    4 Dëmton ADN-në njerëzore

    Në këtë rast konsumatori duke ngrënë ushqim me OMGj , është duke marrë një ADN të re me të cilën nuk është ushqyer herë tjetër dhe kështu rrezikon të dëmtojë jo ADN njerëzore, por dëmton bakteret e përhershëm të aparatit tretës duke shkaktuar kështu ç`rregullime të mëdha në procesin e tretjes të ushqimit.