Damian Gjiknuri: Sekretari i Përgjithshëm i PSS, prezanton Mariglen Dishën si kandidatë për kryebashkiak i Librazhdit

134
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar në Asamblenë e kësaj force politike kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 Majit, Mariglen Disha.

Teksa falënderon kryebashkiakun Gurra për punën e shkëlqyer përgjatë tetë viteve në krye të bashkisë, Gjiknuri shprehet i bindur se Disha do të çojë më tej projektet e shumta për Bashkinë e Librazhdit.

“Jam i bindur që eksperienca e gjatë në administratë, njohja e strukturave të Partisë Socialiste, kontakti i pandërprerë me bashkëqytetarët e tij të Librazhdit si edhe mbështetja e pakursyer e të gjithë ekipit, do e bëjnë më të lehtë fitoren e Mariglenit për të çuar më tej projektet e shumta në bashkinë e Librazhdit. Faleminderit Kastriotit për punën e shkëlqyer përgjatë tetë viteve në krye të bashkisë. Kastrioti do vijojë të jetë pjesë e ekipit politik për fitoren e padiskutueshme në 14 Maj”, nënvizon drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri.