Ish-kryeministri Sali Berisha e lidh vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit që e shpalli non-grata me miliarderin Xhorxh Soros. Sipas tij i gjithë vendimi është i bazuar në shpifje dhe një vepër e multimiliarderit Soros.
Berisha thotë se Sorosi hartoi projektin për ndarjen e Kosovës, të cilën ish-kryeministri e ka kundërshtuar dhe e ka konsideruar si tradhti kombëtare. Lideri historik tregon se çfarë i ka shkruar Sekretarit të Shtetit, vetëm një orë pasi shpalli vendimin.
Unë e kundërshtova ata që paraqitën projektin. Ia bëra të qartë që kjo është tradhti kombëtare. Është shkelje e kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund ta bëjë kush kurrë. Projekti ishte hartuar në zyrat e Soros në Beograd dhe parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë.
Pasi dështuan me këtë, nxorën Novisadin, Minishengenin,” tha Berisha, duke e quajtur Minishengenin një tradhti të Edi Ramës.
Berisha hodhi akuza edhe në lidhje me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili sipas tij ishte planifikuar që të nxirrej në pension nga Departamenti i Shtetit. Mirëpo sipas Berishës, Donald Lu u dërgua ambasador në Kirgizistan kundrejt një rryshfeti 10 milion dollarë.