(23 Mars 2016 – Po kaq aktuale krijimtaria e Mjeshtrit Malo)
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu more burrë;
Të kërkojnë ata,
që të zunë me gurë.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu te shtëpia!
Në krye të “MJAFT”-it;
s’është më Veliaj.
Kthehu Fatos Nano,
së bashku të jemi,
dhe lëvizjen “Mjaft”
në qoshe e kemi!
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu andej nga ike!
“MJAFT”nuk lëshon më
letra higjenike.
Kthehu Fatos Nano;
s’kemi më secrete…
Gjysmë e socialistëve
po flasin me vete.
Kthehu Fatos Nano
të rrish me Pëllumbin!
Na duhesh ca kohë
sa të hedhim lumin.
Kthehu Fatos Nano!
Larg pse na shikon?
Kthehu sepse Edi
s’del kurrë në pension.
Kthehu Fatos Nano,
dhe mos na mundo.
Vetëm presidencën
mos na i kërko.
Kthehu Fatos Nano;
nuk kemi hilera.
Kthehu shih të majtët
kanë mbetur te dera.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu prapë këtu!
Sepse rozë i bëmë
dhe ca me gjak blu.
Kthehu Fatos Nano
dhe mos na i prish;
servilët që le,
do i gjesh sërish.
Kthehu Fatos Nano!
Vetëm mos harro
kur s’ke gjë në dorë
askush nuk të do.
Kthehu Fatos Nano;
mos hyr në të thella.
Kthehu të dëgjosh
përralla nga Pitella.
Kthehu Fatos Nano,
se u bëmë fertile!
Edi është dashi
të tjerët janë dele.
Kthehu Fatos Nano
të ndriçosh shtëpinë,
shumë nga socialistët
nga listat t’i fshijmë.
Kthehu Fatos Nano,
po na bien pendët!
Shumë nga socialistët
ikën nga sytë këmbët.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu me shokë e shoqe!
Kthehu se PS-në
e bëmë kashtë e koqe.
Kthehu Fatos Nano,
të të shikoj syri.
Me ne Shqipëria
ha me lugë floriri.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu dhe njëherë,
rrënjët e së majtës
ne i kemi prerë.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu tek istikami
nga reformat tona
merr shembull Ballkani.
Kthehu Fatos Nano!
Në familje, eja.
Kthehu se Taulantin
mund ta blej BE-ja.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu o bilbil!
Ne u japim punë,
këta prapë azil.
Kthehu Fatos Nano!
Kthehu sot, jo nesër!
Populli zë rradhë
që të marrë një tesër.
Kthehu Fatos Nano!
Boll të zunë me gurë
se tani na duhesh
Thjesht për garniturë.
Muharrem Meko
Ktheu o Fatos, ktheu
kthehu në konak !
Mamlukët që na morën çelsat
një nga një në SPAK.
Maksim Fejzulla
Ktheu Fatos Nano!
Ty te do partia.
Të duan socialistët,
e gjithë Shqipëria!