Violete Dedushi: “Kush na ndau”, kënga hit që kërkohet në çdo koncert

510
Sigal

 PERSONAZH/ Flet këngëtarja e mirënjohur shkodrane Violete Dedushi (Viki)

  Një këngëtare që ka mëse 15 vjet që dominon në skenat veriore, por sidomos në diasporë. Atë e sheh në të gjitha shtetet evropiane, ku ka emigrantë shqiptarë, madje, edhe në Australi dhe në Amerikë. Është e qeshur, simpatike, e thjeshtë dhe paqësore. Ka bërë jo pak, por tre albume, të cilat thuajse janë shitur të gjitha. Gëzim Haxhimehmeti, Edi Balili dhe Rahman Kryeziu janë kompozitorët e këngëve të saj. Por më të veçantën në jetë ka atë që këngët hit të saj kanë si autore teksti vetë atë.  Mbi të gjitha veçohet kënga “Kush na ndau”. Në repertorin e saj ajo po afron tek 100 këngë që përbën një rekord për moshën e saj.

  Si lindi dëshira për t’u bërë këngëtare dhe kush ju zbuloi si talent?

 Dëshira për t’u bërë këngëtare lindi bashkë me mua, pasi unë ,edhe atëherë, kur kam qenë shumë e vogël më tregon Mami, këndoja gjithë ditën. Talenti ime u zbulua në shkollë.

 -Me cilën këngë jeni ngjitur për herë të parë në skenë?

 Ka qenë kënga “Kush na ndau”, e cila është pritur jashtë mase mirë nga publiku

  -Kush janë mësuesit tuaj në këtë profesion?

 Po kam pasur mbështetje nga disa profesorë, por një shtysë të madhe e kam patur që nga shkolla 8- vjeçare nga mësuesi i muzikës Ilir Çoku.

 Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj, këngëtarë apo këngëtare?

Profesioni ynë të bën të kesh bashkëpunim me shumë këngëtarë dhe këngëtare

-Me cilin kompozitor keni bashkëpunuar?

Kam pasur bashkëpunim me kompozitor të ndryshëm por ndër ta dua të veçoj Gëzim Haxhimehmeti, Edi Balili dhe Rahman Kryeziu.

 -Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?

Në përgjithësi të gjitha këngët e mia janë pritur mirë nga publiku, por do veçoja sërish këngën “Kush na ndau” të albumit tim të parë tekstin e të cilës e kam shkruar unë vetë. Pastaj është kënga “Unë të du” me tekst të shkruar nga Hodo Luka, balada me titull “Ty të kam helm dhe ilaç” me tekst të shkruar nga Ejup Shabani, e cila është pritur mjaft mirë. Po ashtu dhe kënga “E kalove çdo kufi” nga i njëjti tekst-shkrues, të cilat janë në albumin tim më të ri. Këto kohët e fundit sapo kam nxjerrë dhe 2 këngë të reja të realizuara nga produksioni “Music al tv 7”

 -Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si këngë hit?

Repertori im është shumë i gjerë dhe të gjitha këngët e mia i këndon publiku me mua, por ndër to kryeson kënga “Kush na ndau”, e cila njihet si hiti i parë i Vikit.

 – Ju më shumë këndoni në Shkodër dhe në vendet, ku ka emigrantë, çfarë këngësh pëlqejnë emigrantët?

 Jo vetëm në Shkodër, por gjithandej, edhe në Diasporë. Emigrantët kanë preferenca të ndryshme, por asnjëherë nuk i harrojnë këngët e vjetra e sidomos këngët e kurbetit.

-A jeni ndjerë ndonjëherë keq në skenë?

 Jo, asnjëherë, përkundrazi në skenë ndjehem shumë e lumtur, pasi publiku më pret gjithmonë me duartrokitje.

 -Po dita më e bukur në skenë?

 Për mua të gjitha ditët në skenë janë të bukura.

 -Cili është albumi juaj i parë, sa këngë ka dhe me cilët kompozitorë ke bashkëpunuar?

Albumi i parë titullohet “Kush na ndau”, ku është kënga me të njëjtin titull. Ky album përbëhet prej 8 këngësh, katër prej, të cilave i kam shkruar unë, ndërsa 4 të tjera janë tekste të shkruara nga Qazim Çela, Hodo Luka dhe Roland Cukaj.

  -Sa albume keni gjithsej dhe sa këngë ka secili album? Cili është albumi më i suksesshëm?

Deri tani kam 3 albume në treg dhe po përgatitem për të katërtin. Secili album ka nga 8 këngë. Të tre janë pritur mirë dhe nuk mund të veçoj asnjërin për suksesin e tyre.

 -Keni një model si referencë apo keni modelin tuaj të të kënduarit?

Gjithmonë më pëlqen të jem vetvetja ndaj kam modelin tim të të kënduarit

 -Ç’është dashuria për ju?

Dashuria për mua është lulja më e bukur e shenjtërisë.

 -Cili është mashkulli ideal, sipas jush, çfarë cilësish duhet të ketë?

Mashkulli ideal për mua është të jetë besnik, i pastër dhe i sinqertë.

  -Je penduar që keni zgjedhur këtë profesion?

Jo aspak, është ëndrra ime dhe jam shumë e dashuruar me muzikën.

-Aktualisht në çfarë aktiviteti jeni ftuar?

Aktualisht jam e ftuar në disa aktivitete të ndryshme, por jam shumë e angazhuar, duke u përgatitur për koncertin tim të parë Recital, i cili do të realizohet në Shkodër, tek “Art Center Blu Sky” më datën, 12 maj ora 20:00.

-Veshja e preferuar?

Me pëlqen të vishem thjesht.

-Parfumi që preferoni?

 VERSACE, e adhuroj

 -Ushqimi që përdorni më shumë?

Mua më pëlqen gatimi dhe pse vërtet nuk kam kohë të gatuaj. Ushqimi që përdor më shumë janë verdurat dhe peshku

-A jeni xheloze ndaj shoqeve?

-As që e njoh xhelozinë. Kam këngët e mia, stilin tim, zërin tim dhe shikoj përpara.

-E keni problem të shoqëroheni me një lesbike?

-Unë, përkundrazi, i urrej.