Viti zgjedhor, rriten rrogat e administratës – Kuvendi: DAP të përfundojë studimin e reformës së pagave

399
Sigal

Kuvendi i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike që deri në gjysmën e parë të vitit 2021 të ketë gati dokumentin për reformën e pagave në sektorin shtetëror. Ndërkohë që 2021, është vit i zgjedhjeve të përgjithshme, Kuvendi i kërkon Departamentit të Administratës, të vlerësojë edhe ndikimin në buxhet të pagave të reja si dhe hapat që duhet të ndiqen për implementimin e tyre.

“Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të përmbyllë punën për konsultimin e dokumentit për reformën e pagave, evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme. Të përshtatë pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe të detyrave që nëpunësit përmbushin, si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është edhe ligji nr.60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, shkruan Kuvendi në Rezolutën për aktivitetin e DAP për këtë vit, e zbardhur nga Scan Televizion.

Më tej Kuvendi I kërkon DAP të intensifikojë punën për rishikimin e përshkrimeve të punës dhe për rishikimin e metodologjisë së klasifikimit të pozicioneve të punës, si dhe të miratojë bazën ligjore për funksionimin e portalit administrata.al dhe vënien në funksion të tij, me qëllim zbatimin e unifikuar të procedurave të menaxhimit të burimeve njerëzore në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, pjesë e fushës së veprimit të legjislacionit për nëpunësin civil.scan