Në pritje të ëmbël, këngëtarja e njohur zbulon titullin e këngës dedikuar vajzës që pritet të lindë së shpejti

258
Sigal

Do të jetë “What Makes a Woman”, kënga e albumit të ri ‘Smile’, që do të dalë në 28 gusht, dy javë pas datës së parashikuar, që Katy Perry ja ka kushtuar vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti.’Është një këngë që tregon se sa e vështirë është të masësh vlerën e vërtetë të një gruaje, sepse femrat kanë shumë vlera’, ka shpjeguar këngëtarja gjatë një chati të një formati amerikan radiofonik SiriusXM.

‘Femrat janë si kameleonë, kaq të përshtatshme, kaq të lakueshme dhe transformiste…’ ka shtuar ylli i pop-it, që pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me Orlando Bloom pas pak ditësh. Një himn i vërtetë për gratë, ’të afta të mbajnë në krahë peshën e gjithë botës dhe të bëjnë gjithçka me takat’, tregon këngëtarja, e cila mezi pret ti këndojë vajzës së saj këtë këngë. Katy Perry ka rrëfyer gjithashtu që
“What Makes a Woman” ka një impakt muzikor shumë akustik dhe do të jetë ky drejtimi që i pëlqen të ndjekë në të ardhmen.

‘Kjo do të jetë kënga e fundit e këtij albumi… por ndoshta ajo që vjen në fund do të jetë fillimi i diçkaje, e kuptoni çfarë dua të them?’, ka thënë këngëtarja, që nuk ka dashur të zbulojë listën e albumit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri