Thjeshtohen procedurat për marrjen e patentës, ritestim vetëm për provimin jokalues

643
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se do të lehtësohen procedurat dhe kostot për marrjen e lejes së drejtimit. Sipas DPSHTRR-së, kursantët që kanë ngelur nē praktikë nuk do të riaplikojnë më për testin e teorisë nëse e kanë marrë atë. Kështu, ritestimi do të bëhet vetëm për testin jokalues. “DPSHTRR lehtëson procedurat! Jo më riaplikim për Test Teorie nëse e ke marrë atë por ke ngelur në Praktikë. Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për Testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i rradhës së Testimeve do informatizohet!”