Borxhi i vendit nuk e ndal rritjen, arrin 8.97 miliardë euro në shtator

278
Sigal

 

 

Sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e BJB-së. Në fund të muajit shtator 2021, detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme vlerësohen në 4,148 milionë euro dhe prezantohen vetëm në instrumente afatgjatë, të tilla si “hua” dhe “obligacione dhe dëftesa”.

Qytetarët e vendit tonë duket se e kanë humbur shpresën dhe perspektivën për një të ardhme në Shqipëri. Shkaqet kryesore lidhen me situatën financiare, korrupsionit e lartë, gjendjen e mjeruar të shëndetësisë dhe arsimit, mosbesimin tek politika e drejtësia, papunësia. 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi që prej vitit 2018 .Kujtojmë se në fund të tremujorit të tretë të 2020-s, Shqipëria u rendit e dhjeta në Europë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë së Financave.Në fund të shtatorit 2021, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë arriti në 8.97 miliardë euro, sipas Bankës së Shqipërisë. Gjatë tremujorit të tretë, stoku i BJB-së u zgjerua me rreth 193 milionë euro (ose 2%), në reflektim të vlerës neto pozitive të transaksionit, prej 137 milionë euro.Në terma tremujore, stoku i BJB u zgjerua me 2%, kryesisht për rezultat të rritjes së Alokimit të SDR-së.Në të njëjtën kohë, efekti i përllogaritur i vlerësimit të monedhës USD kundrejt EUR pati ndikim në rritjen e detyrimeve të shprehura në euro, me rreth 47 milionë euro. Gjithashtu, ndryshimet e tjera nga ri-klasifikimi vlerësohen pozitive në rreth +9 milionë euro.Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me PBB u ngushtua në 61.4% nga 62.1% në fund të T2 2021.Ecuria e tepricës së BJB-së gjatë tremujorit, vëren zgjerimin e borxhit të jashtëm në terma afatgjatë diktuar kryesisht nga rritja e Alokimit të SDR-së. Ndërkohë sektorët rezidentë (kryesisht bankat) kanë zgjeruar investimet e tyre në Eurobondin e emetuar në tregjet ndërkombëtare nga Qeveria e Përgjithshme duke ndikuar kështu në uljen e tepricës së borxhit të jashtëm të këtij sektori, njoftoi banka.Në masën 89%, BJB prezantohet në maturitetin afatgjatë, teprica e të cilit u zgjerua me 172 milionë euro në reflektim të zgjerimit të Alokimit të SDR-së. Në të njëjtën kohë, BJB në maturitetin afatshkurtër u rrit me 21 milionë euro në nivelin 991 milionë euro, si pasojë e rritjes së detyrimeve afatshkurtra në “monedha dhe depozita” të Korporatave Depozituese.Monedha evropiane (EUR) është monedha kryesore në emërimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj botës, në rreth 66% të totalit, e ndjekur nga SDR me 13% dhe USD me 9%.Kreditorët publikë mbajnë pjesën më të madhe (42%) të tepricës së borxhit të jashtëm afatgjatë. Kreditorët privatë kanë ruajtur të njëjtat nivele në aktivitetin huadhënës dhe në fund të muajit shtator 2021 mbajnë rreth 14% të tepricës së BJB-së në maturitetin afatgjatë. Detyrimi afatgjatë mes kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (përfshirë në zërin “Të tjera” në tabelën 3), ruan një nivel prej rreth 18% të totalit të borxhit të jashtëm dhe në fund të shtatorit 2021 shënon 1,397 milionë euro.Pjesa e borxhit të jashtëm me maturitet më të gjatë se 5 vjet kalon dukshëm borxhin me maturitet nga 1 dhe 5 vjet. Në maturitetin 1-5 vjet dominon borxhi privat, ndërsa në atë mbi 5 vjet dominon borxhi publik.Qeveria e Përgjithshme zotëron rreth 46% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis Sektorëve të Tjerë (35%), Sistemit Bankar (17%) dhe Autoritetit Monetar (2%).Sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e BJB-së. Në fund të muajit shtator 2021, detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme vlerësohen në 4,148 milionë euro dhe prezantohen vetëm në instrumente afatgjatë, të tilla si “hua” dhe “obligacione dhe dëftesa”.