Tarifa e pastrimit dyfishohet për bizneset e mesme dhe VIP të Tiranës

751
Biznesi i mesëm dhe ai VIP në Tiranë do të paguajnë tarifa për pastrimin sa dyfishi i vitit të shkuar. Vendimi i këshillit bashkiak nr. 59 i datës 30 dhjetor 2015 i ka rritur me plot 100 për qind tarifën e pastrimit për të gjitha linjat e biznesit për kategorinë në fjalë.
Një njësi fruta perimesh i kategorizuar si biznes i mesëm do të paguajë 80 mijë lekë taksë pastrimi në vit nga 40 mijë lekë që paguante në vitin 2015. Një biznes i madh në këtë linjë do të duhet të paguajë me tarifat e reja për pastrimin 100 mijë lekë në vit nga 50 mijë që paguante më parë.
Bare kafetë të kategorizuara si biznes i mesëm do të duhet të paguajnë si tarifë pastrimi 60 mijë lekë nga 30 mijë lekë që paguanin më 2015.
Magazinat, dyqanet, etj te cilat realizojnë shitje me shumice do të paguajnë me tarifat e reja 74 mijë lekë në vit për pastrimin nga 37, 000 lekë më 2015, ndërsa bizneset VIP në këtë fushë do të paguajnë 94,000 lekë nga 47,000 lekë që ishte tarifa e vjetër.
Njësite e prodhimit do të paguajnë 170 mijë lekë në vit nëse janë të listuara si biznes i mesëm nga 85 mijë lekë që paguanin më parë dhe ato VIP do të paguajnë 360 mijë lekë nga 180 mijë që paguanin me tarifën e vjetër.
Subjektet e ndërtimit të regjistruara si biznes i mesëm do të paguajnë 300 mijë lekë në vit nga 150 mijë që paguanin më parë si taksë pastrimi , ndërsa ndërtuesit VIP do të paguajnë 45,000 mije lekë në vit nga 225 mijë lekë që pagunin më parë. Ndërsa për biznesin e vogël me xhiro deri në 8 milionë lekë tarifa për pastrimin nuk ka ndryshuar.
Bashkia e Tiranës e ka argumentuar dyfishimin e tarifave të pastrimit për këtë kategori të biznesit me faktin se bizneset e mëdha ndotin më shumë e për pasojë do të duhet të paguajnë më shumë.
Sigal