Strategjia 5-vjeçare e Arsimit ende në letër, kushtoi 415 mln euro

274
Sigal

Strategjia 5-vjeçare e Arsimit

 Kampuset e premtuara Universitare ende në letër, nis vjelja e 485 mln eurove nga taksat e qytetarëve

 

Në një prej manifesteve elektorale të shpërndara nga PS në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, mes angazhimeve të realizuara renditen edhe 4 Kampuse Universitare. Nga vëzhgimi dhe informacionet e mbledhura rezulton se nuk është ndërtuar asnjë kampus

Më 19 qershor 2019 kryeministri Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë Tiranë deklaruan se do fillonin punimet për ndërtimin e Kampusit Universitar. Një vit e gjysmë pas kësaj deklarate, nga verikimi në terren dhe informacionet zyrtare, Faktoje konstaton se ky premtim nuk është realizuar, madje institucionet janë ende në pritje të fondeve për nisjen e projektit.

Në një prej manifesteve elektorale të shpërndara nga PS në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, mes angazhimeve të realizuara renditen edhe 4 Kampuse Universitare. U verifikuan  se sa kampuse janë aktualisht dhe në cilën fazë ndodhet secili prej tyre. Nga vëzhgimi dhe informacionet e mbledhura rezulton se nuk është ndërtuar asnjë kampus dhe të vetmet kantierë ndërtimi janë disa godina konviktesh për Universitetin Bujqësor dhe atë të Mjekësisë, ndërkohë që kampusi duhet të përfshijë një gamë të gjerë mjedisi shërbimesh për jetën studentore.

Partia Socialiste në një broshurë me sloganin “S’ka kohë për pushim” të shpërndarë pak javë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit, tregon për punët e kryera gjatë mandatit qeverisës në disa fusha si shëndetësi, rindërtim, ekonomi, etj.

Tre projekte që janë në funksion të Arsimit mund të kushtojnë të paktën 70 milionë euro.Bëhet fjalë për Kampusin e ri të Universitetit të Tiranës, Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Sigurisë. Të dhënat u bënë të ditura në një dokument të Ministrisë së Arsimit ku nënvizohet se “në buxhetin e vitit 2021, është planifikuar fondi prej 500 milionë lekë për hartimin e projekteve për Universitetin e Tiranës, Akademinë e Arteve dhe Akademinë e sigurisë.

Referuar VKM nr. 641, datë, 29 korrik 2020, Bashkia Tiranë është përcaktuar si autoritet kontraktues për të zhvilluar procedurën e prokurimit. Për momentin, vlerësohet se kosto e përafërt për të tre kampuset mund të jetë 65-70 milionë euro, ndërsa vlerësimi më i saktë mund të bëhet pas përfundimit të projektimit”.

Këto investime pritet që të zënë vend në 5 vitet e ardhshme menjëherë sapo të ketë përfunduar procedura e prokurimit nga ana e Bashkisë.

“Në periudhën 2021-2026 do të ndërtohen tre kampuse të reja të IAL-ve publike. Vlera e përafërt e këtyre investimeve do të jetë 65-70 milionë euro, që është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në arsimin e lartë shqiptar ” thuhet në dokument. Këto shpenzime nuk janë përfshirë në strategjinë e Ministrisë së Arsimit për 5 vitet e ardhshme.

Bashkisë së Tiranës ju caktua zhvillimi i procedurës së prokurimit me një vendim të veçantë në verën e vitit të kaluar. Efektet financiare për zhvillimin e këtyre procedurave përballohen nga buxheti i shtetit. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare” thuhet në vendim.

Strategjia 5-vjeçare e Arsimit kushtojë 415 milionë euro (ende në letër)

Një strategji 5-veçare për Arsimin (2021-2026) që detajon edhe programet dhe orientimet që do të ketë kjo fushë në vazhdim pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 415 milionë euro nëse materializohet.

Varianti i parë i saj është përmbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e cila e ka nxjerrë dokumentin për konsultim. Sipas këtij varianti nga kostoja totale për zbatimin e Strategjisë që është 51.54 miliardë lekë, 36.23 miliardë (70.3%) janë parashikuar për Arsimin Parauniversitar (Qëllimi i politikës A), 135.04 milionë (0.3%) për Menaxhimin e Sistemit të Arsimit dhe 15.17 miliardë (29.8%) për Arsimin e Lartë.

Por cilat janë objektivat për arsimin parauniversitar që merr edhe shumicën e vëmendjes. Dokumenti përcakton të paktën katër të tilla ku i pari është që të sigurohet përfshirja e plotë në klasën përgatitore dhe në arsimin e detyrueshëm, si dhe rritet aksesi në arsimin parashkollor dhe të mesëm të lartë, nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme infrastrukturore dhe mjediseve shkollore miqësore. Së dyti krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve dhe përmirësimi i sistemit të karrierës që i inkurajon ata të zhvillojnë nivele më të larta të aftësive për mësimdhënie.

Së treti zbatimi i plotë i kurrikulës së bazuar në kompetenca nëpërmjet mësimdhënies efektive dhe shfrytëzimit të burimeve të cilësisë së lartë. Së katërti zhvillimi i kompetencës digjitale nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për mësimdhënie dhe të mësuarit.

Sa i takon politikës së dytë që është menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë parashtrohen dy objektiva ku së pari rritja e performancës së shkollës nëpërmjet drejtimit dhe menaxhimit profesional dhe të përgjegjshëm dhe sigurimit të cilësisë. Së dyti garantimi i performancës së sistemit të arsimit nëpërmjet ndërtimit të një kornize gjithëpërfshirëse të vlerësimit dhe kapaciteteve për zbatimin e saj.

Arsimi i lartë

Për arsimin e lartë janë parashikuar të paktën shtatë objektiva duke nisur nga rritja e cilësisë së arsimit të lartë nëpërmjet riorganizimit të programeve të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit. Më pas vijohet me nxitjen e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ndërlidhja më e mirë e arsimit të lartë me tregun e punës si dhe sigurimi i integritetit akademik, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.

Ndër të tjera përfshihet edhe përmirësimi i statusit socio-ekonomik të studentëve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore dhe formave të ndryshme të ndihmës financiare apo ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe integrimi në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). Në fund edhe avancimi i infrastrukturës së TIK-ut dhe i shërbimeve digjitale për IAL-të publike.